Gjykatat Administrative, diskutime mes anëtarëve të KLD dhe Naços

Report TV 2015-08-21

Views 2

Pas verifikimit dhe betimit, Sokol Çomo është zyrtarisht anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjatë mbledhjes së KLD-së, u krijua një grup pune me tre anëtarë të këtij institucioni që kanë verfikuar mandatin e tij.

KLD-ja ka diskutuar për gjykatat Administrative, për ambientet e tyre dhe se si do të funksionojë ky instituciuon. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka bërë të ditur edhe faktin se ku do të jenë godinat e këtyre gjykatave, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.

Sipas ministrit Naço, ende nuk janë plotësuar vendet vakante në gjykatat Administrative. Sipas tij, në Gjirokatër 3 vendet, në Vlorë, Korçë, Shkodër, nga dy vende bosh. Nëse KLD-ja nuk do të veprojë nuk do të gjejë zbatim as dekreti i presidentit për nisjen në datën 4 Nëntor të punës së Gjykatës Administrative.

Share This Video


Download

  
Report form