Epilepsia detyron Besnik Eminin të mbyllet në shtëpi

alsatmtv 2015-08-21

Views 16

Ndërsa shokët e tij shëtisin, merren me sport dhe vazhdojnë studimet, 22 vjeçari Besnik Emini nga lagjja Dizhon e Shkupit është i detyruar të qëndroj i mbyllur në shtëpi. Ai vuan nga epilepsia ndërsa mungesa e kushteve elementare në shtëpi ka bërë që ai të mbyllet gjithnjë e më shumë. Prindërit e Besnikut tregojnë për vuajtjet që ballafaqohen nga dita në ditë. Ata thanë se më shumë se kurrë kanë nevojë për ndërtimin e një banje të re, instalimin e rrjetit të ujit brenda shtëpisë dhe sigurimin e një lavatriçeje për larje rrobash.

"Kam nevojë më së shumti për një banjë, ta kem afër që kur ta dërgoj në banjë të jetë brenda. Për këtë, më së shumti për veshje i kam ble kur më kanë dhënë ndihma. Këtu e vendosi karrigen edhe e laj, lavatriçja më është prishur. Brenda nuk vërejtëm se keni ujë? Jo, nuk kemi ujë brenda. Këtu po shohim disa gota dhe filxhan, ju enët prej atje i sillni këtu për ti larë? E lë djalin, ama frikohem se po rrëzohet, derisa nuk vjen dikush tjetër nuk mund të vij ti laj enët", tha Nazlie Emini, nëna e Besnikut.

"Edhe shpija është e çarë, këtu është e çarë edhe kulmi ka ik diku 10 cm prej erës ose nuk e di çka. Po afrohet edhe dimri tash, sa ishte vera ishte ndryshe, tash dimrit edhe larg e kemi banjën. Kur ishte më i vogël e pastronim edhe brenda në dhomë ne si prind, por tash është rrit duhet me mbajt me dërgu deri atje, pastaj po bëhet shumë ftohtë kur duhet ta sjellim deri këtu poshtë, e kemi pas shumë vështirë vitin e kaluar por për fat kishim dru ndërsa për këtë vit nuk kam, as nuk mendoj se mund ti sigurojë", u shpreh Arif Emini, babai i Besnikut.

Sipas rrëfimit të prindërve, Besniku me këtë sëmundje është prekur pas moshës 7 vjeçe, në klasën e parë të shkollës fillore, deri në atë moshë prindërit e kujtojnë si fëmijë të shëndoshë. Familja tre anëtarëshe Emini banon në lagjen Dizhon të Shkupit, në një shtëpi të vjetër dhe të dëmtuar. Melihate Rustemi



Telefon për kontakt: 075 582 437

Share This Video


Download

  
Report form