Shpëtim Gjika merret i pandehur,falsifikoi leje ndërtimi

Report TV 2015-08-21

Views 0

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika merret i pandehur për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtim të paligjshëm në bashkëpunim me Eleni Dardhaj.

Lajmi u bë publik nga Florinda Ballauri, drejtoreshë e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në një deklaratë për shtyp në orën 10: 15 minuta.

Ballauri njoftoi se prokuroria gjyqësore e rrethit Vlorë ka përfunduar dosjen dhe e ka dërguar në gjykatën ndaj Shpëtim Gjikës dhe të pandehurve të tjerë. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit të KKRT-së Vlorë në bashkëpunim me Eleni Dardhaj ka falsifikuar procesverbalet e dy mbledhjeve të KKRT-së së bashkisë së Vlorë.

"Hetimet kanë nisur në shkurt të 2013. U provua se Gjika në cilësinë e kreut të KRRRT në bashkëpunim me Eleni Dardhaj kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të dy mbledhjeve të KKRT-së Vlorë të datës 24. 3. 2010, dhe 15. 7. 2010. Këto dy dokumente kanë në përmbajtje rrethana të reja, sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KKRT e Vlorës, në të vërtetë nuk janë miratuar."- tha Ballauri.

Share This Video


Download

  
Report form