Metodat e klaneve për lojërat e fatit, organizimi i bosëve

Report TV 2015-08-21

Views 1

Dhoma plot me makineta që s punojnë. Ambiente të fshehta me 1 apo 2 kompjutera dhe nja 2 adoleshentë që vigjilojnë. Kjo është situata aktuale e lojërave të paligjshme të fatit. Lidhjet e fuqishme mes vetë klaneve farefisnore shqiptare që operojnë në fushën e lojërave të fatit me botën e mafies italiane, kanë qenë shpesh objekt hetimi nga prokuroria shqiptare, në bashkëpunim me atë italiane. Momenalisht operojnë vetëm lojërat e licencuara të fatit dhe rrallë ndonjë pikë e paligjshme, ndërsa kontrollet janë të shpeshta.

SHKODRA, BAZË E SIGURTË
Të paligjshmit e vetëm në fushën e lojërave të fatit, janë shkodranët. Rrethinat e qytetit verior konsiderohen si më pak të depërtueshme prej uniformave blu, pasi me anë të tarafëve farefisnorë, bosët e kompjuterëve të paligjshëm, kanë ngritur rrjetin e gjerë të informacionit. Në bazë të nevojave, mjeshtrat operojnë kryesisht në komuna apo fshatra të thellë, ku kontrollet u shpëtojnë më pak syve të efektivëve blu, teksa qyteti për momentin është i qetë dhe tek tuk gëlon ndonjë pikë e lojërave të paligjshme të fatit. Lajmin e bëjnë të ditur për gazetën "Shqiptarja.comn", burime të mirënformuara pranë Ministrisë së Brendshme.

Share This Video


Download

  
Report form