Skandali i përgjimeve, Brukseli miraton rregullativën ndaj spiunimeve

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Liderët evropianë miratuan një deklaratë të përbashkët në të cilën bëjnë thirrje që të formohet grupi i punës që së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti shqyrtojnë detajet për mbrojtjen e të dhënave personale në hapësirën informative. Nismën e filluan Gjermania dhe Franca.

"Më e rëndësishme është që të gjendet mënyra që të vazhdojë bashkëpunimi dhe të rikthehet besimi që këto ditë është dëmtuar seriozisht. Brengosjen e ndajnë të gjithë vendet anëtare të BE-së. Këtu nuk do të mjaftojnë vetëm fjalët, por nevojiten edhe ndryshime serioze", u shpreh Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë

"Franca dhe Gjermania kanë iniciativë që deri në fund të vitit të mbajnë konsultime me SHBA-të në mënyrë që të arrihet marrëveshja e përbashkët. Nuk do të kthehemi në atë që ka ndodhur në të kaluarën, por do të bisedojmë për rregullat e lojës në të ardhmen", deklaroi Francois Hollande, president i Francës.

Skandali me përgjimin e telefonit celular të kancelares Merkel e la nënë hije samitin e BE-së në Bruksel, kurse një shqetësim plotësues futi edhe botimi në gazetën britanike "Guardian". Duke iu referuar dokumenteve të vitit 2006, të shpallura nga ish bashkëpunëtori i Shërbimit Sekret Amerikan, Edward Snowden, gazeta botoi se ka një listë me 35 politikanë ndërkombëtarë, të cilët ishin përgjuar nga SHBA-ja. Njëkohësisht, gazeta gjermane "Zuddojche Zeitung" shkruan se operacionin e përgjimit të Merkel e ka zbatuar ambasada amerikane në Berlin . Edhe kjo gazetë pohimet e veta i mbështet me informacione të lëshuara nga Edward Snowden, në të cilat zbulohet se misionet diplomatike të SHBA-ve kishin një program të veçantë për përcjelljen e bisedave dhe të kundërzbulimit. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form