Tiranë, atentat pronarëve të kazinosë, humb jetën Ervis Doçi

Report TV 2015-08-21

Views 63

TIRANE - Humb jetën njëri prej të plagosurve në atentatin e mbrëmshëm në Tiranë tek Komuna e Parisit. Ervis Doçi humbi jetën gjatë orëve të natës, ndërsa mbetet e rëndë gjëndja shëndetësore e kushëririt tjetër Ali Doçi.

Dy kushërinjtë Ali dhe Ervis Doçi, pronarë të një kazinoje në Tiranë u plagosën rëndë në një pritë të organizuar nga dy persona të hipur në motor rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të mërkurës (23 tetor 2013), kur të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinën e tyre tip BMWx5 me targa AA 777 FH, me ngjyrë të zezë.

Kanë mjaftuar disa sekonda qëndrim në semaforin e kryqëzimit para stadiumit "Selman Stërmasi" dhe sapo makina është nisur në zonë janë dëgjuar tre të shtëna me armë zjari.

Automjeti ka hyrë në mes të kryqëzimit dhe më pas ka dalë nga korsia duke u përplasur me bordurën e trotuarit, kjo si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

Ndërkohë që nga ana tjetër, dy autorët e krimit janë larguar me shpejtësi me motoçikletën, duke hyrë në rrugicat e zonës.

Në vendgjarje policia ka gjetur vetëm 3 gëozhoja pistolete, ndërkohë që për të mësuar më shumë rreth identitetit dhe karakteristikave të autorëve, janë shoqëruar në policinë e Tiranës, disa persona të cilët janë marrë në pyetje gjatë mbrëmjes së djeshme dhe më pas janë lënë sërisht të lirë. Sipas deklarimeve të tyre, personi që ka qëlluar me armë zjari qëndronte prapa motoçikletës.

Share This Video


Download

  
Report form