Gjyshërit e një foshnje 12 ditëshe akuzojnë mjekët për humbjen e jetës së të miturës. Ata akuzojnë mjekët se nuk i kanë ardhur në ndihmë foshnjes e cila kishte lindur me vrimë në zemër. Etleva Gjeloshani, 29 vjeçe kishte shkuar për të lindur në martenitetin e qytetit ndërsa atje është përballur me indiferencën dhe moskujdesjen e mjekëve dhe kjo për faktin se nuk kishte mundësi të paguante mjekun dhe maminë. E përlotur nga humbja e mbesës 12 ditëshe Fabiola Gjeloshani, gjyshja e saj tregon se e gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi si pasojë e neglizhencës së gjinekologut, Ilir Karanxha dhe mamisë që e shoqëronte mjekun. Alide Nurka ,gjyshja 60 vjeçare me dhimbje pohon se mjekët nuk i kanë thënë nëse foshnja vuante nga ndonjë sëmundje por e kanë nxjerrë nga marteniteti duke i pohuar se fëmija është në gjëndje të mirë shëndetësore. "Kur e mora Fabiolën e vogël në shtëpi ajo ishte shumë e vogël, por pashë që buza e saj rrinte e nxirë , nuk e dallova mendova se e kishte vete ashtu", është shprehur e përlotur gjyshja e foshnjës.