A1 Report - i ftuar ne emisionin Tete a Tete, Tritan Shehu

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Ish-kreu i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka qenë i ftuar në emisionin "Tête à téte" në "A1 Report", drejtuar nga gazetarja Eriona Rusi.
Biseda është përqendruar te marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Shehu ka theksuar se "duhet biseduar për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi në të gjitha planet". Këtu ai ka shtuar se takimi i ministrit të Jashtëm, Venizellos, por dhe vizita që pritet e presidentit Papulias pa dyshim që janë dhe do jenë pozitive dhe shtysë në marrëdhëniet tona".

Sipas Shehut, është fat që presidenca e radhës në BE i takon Italisë dhe Greqisë, dy vende partnere tona strategjike. "Bashkë me Italinë, që është porta jonë për të hyrë në BE dhe partneri ynë më i rëndësishëm, e këtu mos harrojmë SHBA, Greqia është një tjetër partner që mund të ndihmojë që vitin e ardhshëm të çelet hapja e negociatave për anëtarësim të plotë në BE.

"Jam i bindur që Italia dhe Greqia janë të gatshme për integrimin. Kemi dhe vizitën e presidentit grek dhe këto bëhen në moment të favorshëm e tregojnë interesin e përbashkët", theksoi Shehu.

Tritan Shehu ka kujtuar se ka një traktat të vitit 1996, nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë, i cili ka në vetvete mekanizmat që zgjidhin problemet në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. "Të punojmë qartësisht me palën greke si të implementojmë këto traktate, se kjo hap rrugën e zgjidhjes së shumë çështjeve si pronat, për të cilat i referohet mekanizmave ligjore etj.

"As e majta që erdhi në pushtet në 1998 nuk i kushtoi vëmendjen: si ta implementojmë këtë traktat. Mbetemi në llafallogji dhe jo në implementimin. Ai traktat nuk e ka humbur vlerën e tij, është bazë e marrëdhënieve të ngushta", tha Shehu.

Vizita e Venizellos? "Nuk shoh rifillim marrëdhëniesh, se kanë qenë të afërta, bashkëpunuese, mjaft të mira, kanë pasur haluçinacione, por në tërësi linjë bashkëpunuese. Greqia investuesi kryesor privat. Mbështetës i fortë në integrimin, liberalizimin e vizave", analizoi Tritan Shehu.

Pyetjes mbi marrëveshjen mbi ujërat, Shehu i është përgjigjur se "duhet të rinisin bisedimet për ujërat; ne do respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por besoj se edhe kjo çështje do bëhet duke respketuar të drejtën ndërkombëtare dhe është tërësisht e tejkalueshme".

Share This Video


Download

  
Report form