SHKODËR - Një aksident tragjik u ka marrë jetën pesë të rinjve, ku katër prej tyre kanë vdekur në vend, ndërsa i pesti vdiq disa orë më vonë në spital.
Aksidenti në aksin nacional Lezhë-Shkodër u shënua rreth orës 01:00- 02:00 të së martës (22 tetor 2013) ndodhi kur automjet tip 'BMW' me targë SH 1818 D është përplasur me një kamion me targa PU 14 63 A, ku po transportoheshin lëndë drusore.
Përplasja ka rezultuar fatale për 4 adoleshentët që ndodheshin në makinë, Raelv Dyli, (17 vjeç) Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlen Meçe, të tre 18 vjeç, të cilët kanë humbur jetën menjëherë. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, "BMW", Osman Merja, 18 vjeç, ndërroi jetë në spital mbrëmjen e djeshme.
Drejtuesi i kamionit, Preng Ndreca, 43 vjeç është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi akuzohet si shkaktar i këtij aksident tragjik.