A1 Report - Ndërtesa e shembur, nuk pastrohen inertet e godinës 4-katëshe pa leje

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Megjithëse u deklarua se menjëherë pas rrëzimit do të niste puna intensive për heqjen e të gjitha inerteve dhe pastrimin e zonës, një ditë më pas askush nuk ka lëvizur qoftë dhe një gur apo tullë prej andej.

Aksioni për prishjen e godinës 4-katëshe në rrugën Arben Broci, në hyrje të Qytetit Studenti nisi të shtunën në mëngjes, kur forat e policisë dhe të INUK, rrethuan banesën, që sipas tyre ishte pa leje ndërtimi.

Pas bisedimeve mes palëve, u vendos që godina të shëmbej me eksploziv, i cili pas më shumë se 15 orësh punë, nuk arriti ta rrëzonte.

Gjatë gjithë natës dhe paradites së të dielës, forcat e xhenios vendosën mbi 300 kallëpe tritoli dhe rreth orës 13:10 minuta u shtyp butoni. Shpërthimi vetëm uli thuajse një kat ndërtesën, por pa mundur ta rrëzojë.Më pas erdhi një fodromë-matrapik, i cili pas afro 3 orësh, arriti ta rrëzonte.

Dhe, megjithëse u deklarua nga INUK se puna nuk do të ndalonte për heqjen e interteve, situata është e njëjtë me të orës 18.00 të së dielës, kohë kur dhe banesa 4-katëshe u shemb.

Share This Video


Download

  
Report form