FIER - Fluksi i lartë i pacientëve, rritja e kërkesave dhe aktiviteteve mjekësore si dhe mungesa e ambjenteve të përshtatshme ka rritur nevojën për ngritjen e një spitali të ri rajonal në rrethin e Fierit. Ndonëse prej vitesh përflitet për një projekt të tillë, në Fier situata sërish mbetet e njëjtë. Për këtë arsye, mjekët kanë kërkuar që ky projekt të merret me seriozitet pasi sipas tyre është e pamundur të përballohet fluksi i lartë i pacinetëve.
"Spitali i Fierit duhet të ketë ndryshime të mëdha, jo vetëm në staf por duhet të ndryshime edhe në objekt. Mendoj se numri i lartë i aksidenteve, numri i lartë i sëmundshmërisë, zona që përmbledh pothuajse tërë jugun duke un nisur nga numri i lartë i lindjeve dhe aktivitete të ndryshme mjekësore që ka në Fier, ka ardhur koha për tu bërë në Fier një spital rajonal i ciliësisë dhe i kategorisë së lartë. Jo vetëm kaq, por mendoj se duhet të jetë dhe një spital Universitar. Dhe faktori tjetër negativ që është për Fierin është sepse spitalet janë të shpërndara, 3 godina të veçanta të cilat janë për të ardhur keq sot qoftë nga ana e ndërtimeve qoftë edhe nga ambjentet që kanë rreth e qark", thotë Besnik Brahimaj, drejtor i maternitetit të Fierit.
Edhe pacientët kërkojnë ndërtimin e një spitali të ri, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj tyre.