Ulen çmimet për 752 ilaçe

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Prej sot ulen çmimet e 752 ilaçeve për sëmundje të ndryshme. Ulja më e madhe e çmimit është për ilaçet kundër astmës. Sipas autoriteteve shëndetësore,ulja mesatare e çmimeve e të gjitha ilaçeve është 743 denarë. Kursimet e përgjithshme nga kjo ulje e çmimeve në vit do të arrijë 7.5 milion euro,me çka do të kursejnë edhe pacientët, edhe spitalet edhe farmacitë.

"Pres dhe jam i bindur se kjo politikë e uljes së vazhdueshme të çmimeve të ilaçeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me çka nuk do të lejohet që në Republikën e Maqedonisë të ketë ilaçe që janë të paarritshëm për qytetarët, porse ekzistojnë ilaçe ku marzhat janë jashtëzakonisht të larta, përkatësisht fitimet janë tejet të larta në kurriz të qytetarëve apo të buxhetit. Me këtë e mbrojmë edhe buxhetin e Maqedonisë, pastaj buxhetin e spitaleve dhe buxhetin e qytetarëve të cilët i blejnë ilaçet nëpër farmaci", tha Nikola Todorov, ministër i Shëndetësisë.

Kjo është ulja e katërt radhazi e çmimeve të ilaçeve. Për herë të parë çmimet u ulën për 1595 ilaçe, pastaj u liruan çmimet për 346 ilaçe, për 202 dhe tani për 752 ilaçe. Kompetente thonë se qëllimi është që ti bëjnë më të kapshëm ilaçet për të gjithë qytetarët dhe të dëshmojnë se në Maqedoni ekziston një sistem i qëndrueshëm i çmimeve të ilaçeve. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form