Raporti i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet konkurruese, pati mungesë besimi

Report TV 2015-08-21

Views 0

OSBE/ODIHR i konsideron konkurruese zgjedhjet e 23 qershorit, me pjesëmarrje të lartë në votime dhe në respekt të lirive themelore. Në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Shqipëri më 23 qershor, të publikuar sot, theksohet se administrimi i procesit electoral u cënua nga mungesa e besimit mes dy partive kryesore politike.

Në raport theksohet gjithashtu se "Kodi Elektoral pati disa ndryshime në korrik 2012, të cilat përmirësuan strukturën elektorale në përgjithësi. Këto ndryshime kishin për bazë disa rekomandime të mëparshme të OSBE/ODHIR dhe Komisionit të Demokracisë nëpërmjet Ligjit të Këshillit të Europës".

Share This Video


Download

  
Report form