VLORE- Dy makinave pronë të rektorit të Universitetit të Vlorës, Albert Qarri i është vënë flaka mbrëmjen e djeshme në lagjen "28 nëntori".
Dy makinat e djegura, njëra është Benz dhe tjetra Volkswagen.
Makina tip Benz ishte makinë personale ndërsa Volkswagen përdorej nga rektori për punë.
Automjeti tip Benz ështe djegur më së shumti në anën e djathtë kurse automjeti tip Volkswagen u dogj tërësisht.
Makinat janë ndjegur poshtë banesës së rektorit. Në një linjë telefonike për A1 Report, Rektori Albert Qarri u shpreh se ngjarja ishte një akt i shëmtuar. "Ky është një akt i shëmtuar dhe ka shkaktuar një tronditje në familjen tonë. Nuk ia kam idenë se çfarë mund të jetë", tha Qarri.
Sipas të dhënave të para të policisë dyshohet se dy makinave i është vënë flaka duke u djegur me lëndë djegëse, ndoshta benzinë.