Bashkëpunim ekonomik Maqedoni-Kosovë-Greqi

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Çdo vit mosmarrëveshje ekonomike. Kjo është pasqyra e Maqedonisë dhe shteteve të saj fqinje. Për t'i përmirësuar ato, sot u ulën në një drekë të përbashkët, ministri i Ekonomisë Valon Saraçini dhe ambasadorët e Shqipërisë, Bullgarisë, Kosovës dhe Greqisë. Ata ranë dakord për themelimin e një komisioni të përbashkët i cili do të parandiejë dhe parandalojë mosmarrëveshjet ekonomike.

"Në takimin e sotëm, siç thash edhe më parë, jemi marrë vesh së paku dy herë në vit të takohen komitetet e përbashkëta të përziera të cilat do të ndihmojnë në të ardhmen të mos kemi probleme të hapura dhe të mos vijmë deri te situata siç ishte me Kosovën", tha Valon Saraçin, ministër i Ekonomisë.

Ambasadori i Kosovës theksoi se ky problem është i pranishëm për më shumë se 3 vjetësh tashmë, dhe se problemi i fundit mes dy vendeve mund të ishte shmangur nëse do të ishte treguar më shumë kujdes ndaj çështjes. Ylber Hysa theksoi se me 4% import të miellit nga Kosova, tregu i Maqedonisë nuk do çrregullohej. Ai kërkoi bashkëpunim edhe në projekte të tjera ekonomike.

"Këtu janë pikat kufitare që duam ti hapim, këtu është rruga Prishtinë -- Shkup të cilin e financon Kosova dhe sigurisht se mbetet në palën maqedonase të tregojë interes, së paku për pjesën e saj të rrugës i cili është 13 kilometra, të tregojë pak entuziazëm. Ka edhe çështje të tjera", deklaroi Ylber Hysa, ambasador i Kosovës në Shkup.

Ambasadori i Greqisë ishte i prerë. Ai tha se bashkëpunimi ekonomik është i kënaqshëm por larg maksimales.

"Greqia është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit tuaj, ndërsa qëllimi ynë është që të vazhdojmë kështu. Sigurisht, shumica mendojnë se kjo do të ishte shumë më e lehtë dhe më fitimprurëse, pasi të zgjidhej çështja e emrit", u shpreh Haris Lalakos, ambasador i Greqisë në Shkup.

Një nga qëllimet e drekës së përbashkët ishte që vendet e rajonit të rrisin bashkëpunimin edhe në turizëm, energjetikë dhe infrastrukturë. Goran Temenugov

Share This Video


Download

  
Report form