Vdekja në stol, flet nipi i të moshuarës: Vdiq nga i ftohti

Report TV 2015-08-21

Views 14

DURRES- "Vdiq nga i ftohti, ju bë mishi cope. Për të ngrënë na sillnin njerezit." Kjo është dëshmia e Llazi Qendros, 65 vjeçari i cili dje përcolli për në banesën e fundit, tezen e tij 86 vjeçe.

Të pastrehë, dhe të flakur në rrugë pas zbatimit të aktit normativ të qeverisë Berisha për lirimin e shtëpive të ish-pronarëve nga qiramarrësit, për Llazin dhe tezen e tij e vetmja banesë ku jetonin prej një muaj e gjysmë, ishte një stol i mbuluar me karton dhe plastmas, në lulishten përballë bashkisë dhe prefekturës së Durrësit.

Në një intervistë për A1 Report, Llazi tregon me zerin që i dridhet se hallet dhe vuajtjet kishin nisur që më 21 gusht, kur e kishin nxjerrë nga banesa me tezen e tij e cila e kishte rritur.

"Kemi fjetur në stola, në spital dhe në lokale. Në lulishte kemi nja një muaj e gjysëm që flinim"

Share This Video


Download

  
Report form