Zgjedhjet presidenciale, opozita me kandidat të përbashkët

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Opozita e bashkuar në 'Aleancën për ardhmëri' është dakorduar që në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm të dal me kandidatë të përbashkët. Kjo është vendosur në takimin e sotëm të liderëve të partive të 'Aleancës për ardhmëri' duke mos liferuar me emra të mundshëm që do të garoj në zgjedhjet presidenciale . Ata nuk përjashtojnë mundësin për pjesëmarrje në zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse vendoset që ato të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale por vetëm nëse plotësohen kushtet e vendosura nga ana e tyre si pastrimi i listës zgjedhore dhe ndryshimin e kodit aktual zgjedhorë. Sipas kreut të LSDM Zoran Zaev deri më tani zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk I kanë sjell dobi Maqedonisë.

"Sot ndërtuam qëndrimin tonë se së bashku duhet të mendojmë për zgjidhje mbi partiake, për person që do të nxit vëmendje nga gjithë opinioni pavarësisht përcaktimeve politike, etnike apo çfarëdo përcaktimi tjetër në Maqedoni, me një qëllim që Maqedonia të fitoj president i cili do të jetë president siç meriton një shtet demokratik aspirant për në BE dhe NATO, sigurisht çështja është e hapur dhe është nën kontroll të garniturave qeverisëse për mundësin eventuale që së bashku me zgjedhjet presidenciale të ketë edhe zgjedhje parlamentare, ajo është qasje tjetër dhe në pajtueshmëri me këtë sigurisht se do të ndërtojmë edhe qëndrimet tona si do të marrim pjesë si parti opozitare...Ajo nuk varet nga ne, sipas nesh si parti politike zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk i kanë sjell asnjë të mirë Maqedonisë", tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Sa i përket kontestit me emrin dhe deklaratat e palës greke rreth saj, Zaev tha se edhe përkundër faktit që opozita nuk është në dijeni për hapat që po ndërmerr qeveria në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi, inkurajon atë dhe propozon që për këtë çështje të ketë debat të hapur dhe të ndërtohet platformë e përbashkët. Për uljen e tensioneve mes dy shteteve lidhur me këtë çështje Zaev propozon që kryeministrat e dy vendeve të bisedojnë për temat tjera që tangojnë ato si ekonomi, bashkëpunimi tregtar etj.

"Qëndrimi ynë është se Greqia i shkakton të keqe të papërmirësueshme Maqedonisë dhe ajo është e qartë për të gjithë. Problemi është se çfarë nxitëm ne në 7 vitet e fundit që të arrijmë në situatë ku nuk shohim shpresë se mund të gjendet zgjidhje me të njëjtën Greqi që ishte në atë vend kur ne morëm statusin vend kandidat, edhe atëherë kishin të drejte vetoje. Propozoj dhe apeloj takim të kryeministrave për çështje tjera jo për këtë çështje, të ulen dhe të tregojmë se ka mundësi për dialog mes dy vendeve fqinje, tema ekonomike, bashkëpunim tregtar", deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kreu i LSDM Zaev edhe njëherë ritheksoi se nuk planifikon të kërkoj falje nga shefi i agjensionit për zbulim dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov ndërsa është i vetëdijshëm për procedurën dhe verdiktin gjyqësor që do të realizohet në afatin më të shkurt të mundshëm. Me këtë veprim ai tha se dëshiron që të jetë in...

Share This Video


Download

  
Report form