"Rruga drejt", Saliu: Marrëveshja e Ohrit duhet ridefinuar!

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Marrëveshja e Ohrit duhet ri-definuar, ajo nuk është libër i shenjtë dhe me kaq të kënaqen kërkesat e shqiptarëve, ka thënë nënkryetarja e parlamentit Suzana Saliu nga radhët e BDI-së në emisionin 'Rruga Drejt...'. Në një vijë me te ishte edhe Naser Ziberi pjesëmarrës aktiv ne vet përpilimin e Marrëveshjes së Ohrit.

"Dokumenti i Marrëveshjes së Ohrit ne gjithë themi se nuk është dokument i shenjt, edhe se MO-ja mund të rishikohet, mund të revizohet. Mirëpo frymën e MO-së ne nuk e interpretojmë si duhet, nuk e shikojmë, nuk e lexojmë. MO-ja shikon përtej, përtej normave, përtej anekseve, përtej përmbajtjes. Pastaj një bisedë që e patëm me zotin Zyberi ne u pajtuam të dy palët, apo jo, se duhet të ketë një konferencë, një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare që do të bëhet, do të shikohet, do të rishikohet Marrëveshje e Ohrit, të mirat dhe të këqijat nga Marrëveshja e Ohrit", tha Suzana Saliu, nënkryetare e parlamentit.

"M.O. ishte rregullim i marrëdhënieve të caktuara, e nxori Maqedoninë nga konflikti, vuri raport të cilat janë dukshëm më të mira se në të kaluarën por deri kaq ishte kapaciteti. Ideja është që të shkohet më tutje prandaj edhe vet emri i kësaj marrëveshje është marrëveshje kornizë", deklaroi Naser Zyberi, analist.

I pyetur pse elita politike në 2001 kishte lejuar një zgjidhje të përgjysmuar të çështjes së përdorimit të shqipes në Maqedoni, Ziberi u shpreh se kjo ndodhi për shkak të Karpallakut që ndodhi vetëm pak ditë para nënshkrimit së marrëveshjes.

"Çështja e gjuhës por edhe arsimi superior janë peng i një ngjarje e cila palën maqedonase e vuri në situatë që nuk ishte e disponuar t'i vazhdoj negociatat dhe faktori ndërkombëtar sigurisht nga presioni që situata të mos del nga kontrolli sepse Karpallaku ishte në vijën e dy ngjarjeve tjera që patën viktima të shumta atëherë pranoi që të ndërpriten bisedat të nënshkruhet ashtu siç është teksti i marrëveshjes dhe të dilet para opinionit se gjoja është arritur marrëveshje por në fakt çështja e gjuhës është e papërfunduar dhe pala shqiptare edhe në këtë tekst nuk ka dhënë pëlqim për përmbajtjen e saj, ka dhënë në tërësinë e marrëveshjes së Ohrit pastaj kur është nënshkruar por jo edhe me këtë përmbajtje të amendamentit 5 i cili është jashtëzakonisht restriktiv", tha Naser Zyberi, analist.

Për moszbatimini ligjit për përdorimin e shqipes dhe projekteve me interes të qytetarëve shqiptar në qytetin e Shkupit këshilltari i i BDI-së Qemal Musliu gishtin drejtoi tek partneri i koalicionit VMRO DPMNE dhe kreu i qytetit Koce Trajanovski.

"Është fakt se kemi njëfarë zhagitje në realizimin e projekteve për të cilat jemi marr vesh por edhe janë të pranuara nga këshilli i qytetit të Shkupit me buxhetin për vitin 2013. Unë do kisha thënë ndoshta kryetari i qytetit është pak më komod për arsye se për dallim mandatin e kaluar kur rrëzoheshe nga votat tona tash prej 45 këshilltarëve, VMRO me koalicionin e tyre ka 23 që do të thotë se ka shumicë. Ndoshta ky komoditet i lejon që pak...

Share This Video


Download

  
Report form