Sezoni i ri i "Urbanika", emisioni i parë për statusin e nëpunësit civilë

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Me një studio të re, plot ngjyra e risi, emisioni "Urbanika" ka nisur sezonin e ri në ekranin e A1Report. Ndryshimet nuk kanë të bëjnë vetëm me ngjyrat e siglat e emisionit, por edhe me një metodë grafiti, të stilit urban, që përdoret për herë të parë në historinë e televizioneve shqiptare.

Nën moderimin e Mirjeta Ngjelës emisioni ka nisur me një temë të debatuar gjatë muajve të fundit: Statusi i nëpunësit civil. Isa Gorica, kreu i sindikatës së nëpunësve civilë, Sajmir Mani, ish-kryetari i Komisionit të Shërbimit Civil, Klodiana Kamberaj, përfaqësuese ligjore e komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Margarita Kola, eksperte e të drejtës ndërkombëtare kanë diskutuar mbi ngërçin e këtij ligji dhe problematikat që sjell.

Share This Video


Download

  
Report form