SHBA, 2 konte kaliforniane kërkojnë krijimin e shtetit të 51-të

Report TV 2015-08-21

Views 3

SHBA - Një yll i ri mund të qepet në flamurin e SHBA-ve. Nëse ideja e një shteti të ri federal amerikan mund të tingëllojë si e vjetër, nuk është aspak kështu për banorët e kontesë Modoc pasi fqinjët e tyre në Siskiyou, votuan në favor të shkëputjes nga Kalifornia.

Objektivi? Ti jepet jetë shtetit federal Jefferson, mes Oregonit dhe Kalifornisë që përfshin të gjithë territoret në kufi me këto dy shtete. Presidenti i kontesë Geri Byrne, motivoi këtë kërkesë për ndarje duke thënë se qytetarët janë në shumicë në favor të shkëputjes prej të ashtuquajturit "Shteti i Artë" (Kalifornisë).

"Njerëzit janë të lodhur nga trajtimi që i bëhet nga shteti të cilit i përkasin. Nevojat e komunitetit injorohen duke e bërë atë të ndihet edhe më të largët"-tha Byrne. Megjithatë ai siguroi se nuk do të jetë një ndarje e fortë dhe e dhunshme si ajo e lëvizjeve separatiste por thjesht ka nisur puna që ky proces të kryhet në një periudhë të shkurtër.

Share This Video


Download

  
Report form