Punimet për asfaltimin e rrugës 50 kilometërshe Strugë-Dibër do të përfundojnë brenda javës së ardhshme. Punimet e kësaj rruge kishin filluar një javë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të vitit 2009, por me përfundimin e zgjedhjeve, ishin ndërprerë edhe punimet. Qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë rrugë thonë se njëjta është lënë në harresë tashmë katër vite dhe se kanë pasur dëme të shpeshta të veturave.
"Rruga ka filluar para 4 vjetësh dhe është dashur të mbarohet më herët,mirëpo makinat i kemi shkatërruar krejt. Punojmë si taksist,amortizerët i kemi shkatërruar,përpara e makinës i kemi shkatërruar,gumicat dhe tani që u bë rruga mirë është,është dashur më herët të bëhet,tjetër nuk di çfarë të them", tha një taksist.
"Prej tani momentalisht është shumë mirë. Kurse për pesë vjet me radhë kishte shumë gropa,e tmerrshme,ishte shumë e dëmtuar rruga. Për ato vite ishte keq edhe makinat i dëmtuam shumë,çdo muaji i prishnim gomat,rruga ishte e gërvishtur", deklaroi një tjetër taksist.
"Rruga më e mirë që është bërë më nuk ka,nuk ekziston më,se i shkatërruam makinat,i lamë gjithë rrotat e makinave i lam rrugëve thërrisnim policinë, policia nuk merrte masa,gropa të mëdha dhe sot më në fund mbaroj edhe jemi shumë të kënaqur", tha një taksist.
"Rruga që është premtuar në 2009 për tu rregulluar më në fund është duke ardhur nga fundi dhe ne jemi shumë të kënaqur që po shkojnë shumë mirë punimet,dhe shpresojmë që të mbarohet deri në fund që mos kemi më probleme", tha një udhëtar.
Nga ndërmarrja 'Ilinden', përgjegjëse për asfaltimin e rrugës thonë se punimet duhet të mbarojnë nga fundi i javës tjetër, pasi pjesa dërmuese e rrugës tashmë është asfaltuar. Rruga gjithashtu në disa vende do pajiset edhe me mbrojtëse anësore.
'Punimet kanë filluar që në muajin qershor. Rruga është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e kryer e punimeve është nga 11 kilometër prej nga zona e Strugës,kurse 16 kilometër nga pjesa e Dibrës e cila është e përfunduar me asfalt. Planifikojmë deri në fund të javës tjetër të mbarojmë me asfaltimin e rrugës dhe trotuareve anësor", deklaroi Aleksandër Kostevski, udhëheqës i punimeve.
Projekti për asfaltimin e rrugës Strugë-Dibër ka kushtuar rreth 270 milion denar dhe i njëjti është financuar nga buxheti i shtetit. Durim Etemi