Gjendja në QSUT, Beqaj: E papranueshme do të ndërhyjmë me emergjencë

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANË - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte i ftuar sot paradite në studion e A1 Report për të komentuar situatën në ambientet spitalore dhe fotot e publikuara nga Edi Rama ku duken mjediset e degraduara të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Duke e quajtur një situatë të papranueshme, Beqaj tha se është hartuar një plan për të ndërhyrë në mënyrë emergjente në ambientet e jashtme, ndërkohë që ndërhyrja në ambientet e brendshme do të jetë në një kohë të mëvonshme pasi të kemi një plan të qartë.

"Situata ka ardhur duke u degraduar. Qeveria e mëparëshme ka bërë investime serioze, por mungesa e një vizioni të pltoë strategjik për kujdesin shëndetësor ka bërë që paratë të përdoren jo me efektivitett por dhe paratë e shpenzuara të mos jenë në gjendje të japin ato përfitime, duke bërë që ky të jetë realiteti.

Një sallë operacioni me sterilitet rrezikohet nga ambienti i jashtme. Ky territor është gjykuar si publik dhe ne si shqiptarë, ndaj këtij territori ne shqiptarët sillemi si në mënyrë plaçikëte.

Nga 1- 5 shtatori janë gjetur me rinovime kontratash për bare, kafe. Nuk është situatë e pranueshme. Do të duhet të punojmë në mënyrë emergjente. Kemi ndërtuar një plan. Kemi nisur ndërhyrjen me ambientet e jashtme, ndërkohë që ndërhyjra në ambientet e brendshme do të jetë në një moment të më vonë pasi të kemi një plan të qartë" - komentoi Beqaj përballë gazetarit Edvin Parruca.

Share This Video


Download

  
Report form