Kenia, pengjet ende brenda qendrës tregtare, Britania afron ndihmë

Report TV 2015-08-21

Views 0

KENIA - Shpërthime të ndryshme janë dëgjuar sot në brendësi të Qendrës Tregtare "Westgate" në Nairobi të Kenias dhe tym është parë që të dalë nga ajo zonë.

Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar jashtë qendrës "Westgate Shopping Mall" rreth orës 13:20 me orën lokale të Kenias.

Në ditën e tretë të tij, sulmi mendohej se po shkonte drejt fundit, pasi autoritetet deklauar të hënën se kishin përparuar ndaj terroristëve brenda qendrës tregtare.

Bazuar në betejën e orëve të fundit mes forcave të policisë dhe grupit të armatosur, që hyri të shtunën e kaluar në "Westgate", thuhet se terroristët kanë bërë shpërthime me eksploziv, duke shkaktuar një masakër të vërtetë.

Bilanci i viktimave, sipas mediave të ndryshme, është kontradiktor ndërsa Kryqi i Kuq ka raportuar së fundmi për 69 të vdekur dhe 63 të humbur; ndërmjet të vdekurve rezultojnë edhe katër anglezë.

Duke filluar nga mbrëmja e së dielës, forcat e policisë nuk janë larguar asnjë moment nga vendngjarja; disa nga pengjet janë liruar, por tani mendohet se 63 të tjerë ndodhen ende brenda qendrës tregtare.

Britania e Madhe është e gatshme të japë çdo ndihmë të mundshme për autoritetet keniane. Këtë e deklaroi Ministri britanik i Mbrojtjes, Philip Hammond, pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Emergjencës "Cobra".

Share This Video


Download

  
Report form