Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian nxisin qeverinë për të luftuar kundër korrupsionit dhe krimit si sfidë për Shqipërinë në rrugën drejt marrjes së statusit të vendit kandidat, duke garantuar dhe mbështetjen e tyre.
Lufta e korrupsionit ishte tema e takimeve që ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu zhvilloi sot paradite me 7 njësitë e Task Forcës së Hetimit, dhe në krah të tij kishte kryeprokurorin Adriatik Llalla. Nga ana tjetër, po paraditen e sotme ambasadori i BE-së Sequi takoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.