Pyetje deputetësh, polemika për krizën me Kosovën dhe gjuhën shqipe

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Lufta tregtare mes Maqedonisë dhe Kosovës e cila zgjati një javë rresht ishte sot në fokusin e pyetjeve të deputetëve. LSDM-ja opozitare kërkoi nga kryeministri Gruevski përgjigje rreth humbjes që ka pësuar vendi nga bllokada njëjavore. Në vij të njëjtë edhe deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu, i cili fajin për luftën tregtare mes Maqedonisë dhe Kosovës e adresoi tek partia shqiptare në pushtet, BDI. Sipas Fazliut mbyllja e kufirit dhe pengesa e lëvizjes së lirë ishte veprim i rrezikshëm, dhe aventurë jo e mirë.

"Pyetja ime në lidhje me luftën tregtare me Kosovën, është: A kemi të dhëna për humbjet që i përjetoi Maqedonia në pjesën e kësaj lufte tregtare?", deklaroi Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së.

"Kishim mbyllje kufiri nga pala tjetër, të cilës Qeveria e Maqedonisë iu përgjigj me masa konkrete, e gjithë situata zgjati një javë. Dhe ajo që u publikua në opinion është e gjitha që e di. Rreth humbjeve që pyetët, deri tani nuk kam nga ndonjëra palë që ka paraqitur humbje. Megjithatë bëhej fjalë për një periudhë të shkurtër", u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.

"Është e papranueshme kryeministri i vendit të mos e dijë se ka pasur apo jo humbje, ose dikush ka paraqitur apo jo, kush t'ju paraqes humbjet, ju për këtë jeni qeveri", tha Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së.

"Hajnia, arroganca dhe injoranca e kësaj qeverie ndaj shqiptarëve, kësaj radhe i kaloj kufijtë e Maqedonisë. Poshtërimin e përditshëm që e përjetojnë shqiptarët e këtushëm nga qeveria, këtë herë fatkeqësisht e përjetuan edhe shqiptarët e Kosovës. Nuk mban mend historia që në këtë formë të mbyllet kufiri ën Bllacë. As kralevinat, as fashistët, as komunistët, as edhe Millosheviqi nuk ka mundur ta bllokoj lëvizjen e shqiptarëve përmes Bllacës. Dhe tash për herë të parë në vitin 2013 Ju e bëtë. A mund të më shpjegoni ju arsyen për bllokadën e Kufirit me Republikën e Kosovës", deklaroi Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.

Edhe përdorimi i gjuhës shqipe zuri vend në pyetjet e deputetëve. Në fakt PDSH-ja kërkoi përgjigje të drejtpërdrejtë nga kreu i Kuvendit se pse nënkryetares Suzana Saliu nuk i lejohet të udhëheq me seancat plenare.

"Trajko Veljanoski, a e dini se Suzana Salihu, deputete e BDI-së është dhe nënkryetare e këtij Kuvendi, po po, janë bërë më shumë se dy vjet prej se është zgjedhur Suzana Salihu nënkryetare e Kuvendit dhe ëpr gjithë këtë kohë as e dhe një sekondë nuk ka udhëhequr me punën e këtij kuvendi. Pse nuk lejoni nënkryetaren Suzana Salihu të udhëheq me seancat e Kuvendit?", Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.

"Për këtë pyetje do të merrni përgjigje me shkrim", tha Trajko veljanoski, kryetar i Kuvendit.

Opozita maqedonase në seancat e pyetjeve të deputetëve kthehet sot pas plotë nëntë muaj bojkot të Kuvendit, pas ngjarjeve të 24 dhjetorit. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form