TIRANE - Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike po zhvillohet me debate të ashpra për emrat e deputetëve që do të drejtojnë Komisionet parlamentare.
Gazetari i Tv A1 Report dhe Shqiptarja.com Granit Sokolaj i cili ndodhet jashtë selisë PD informoi për debatet e ashpra mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe Sokol Olldashit.
Burime të sigurta brenda mbledhjes që zhvillohet me dyer të mbyllura, të cilat i referohet gazetari ynë kanë bërë të ditur se debati mes Olldashit e Bashës është bërë për caktimin e emrave që do të drejtojnë komisionet parlamentare