Qeveria të thellojë bashkëpunimin me OJQ-të

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Qeveria duhet ti qaset punës dhe të thellojë më tepër bashkëpunimin me sektorin joqeveritar nëse dëshiron që nga 1 janari i 2014-ës të shfrytëzojë maksimumin e fondeve IPA 2 të Bashkimit Evropian. Kështu vlerëson drejtorja e Qendrës Maqedonase për Edukim Evropian Lidija Dimova sipas së cilës nëse Maqedonia arrin që me sukses të shfrytëzojë këto fonde nga viti 2014 deri në 2020, atëherë do të hapeshin 7 mijë e 700 vende të reja të punës.

'Qeveria nuk kishte qasje strategjike drejt integrimeve evropiane dhe pikërisht për këtë shkak shfrytëzimi i fondeve IPA ishte shumë i ulët dhe nuk e kam të qartë pse Qeveria nuk ishte inventive edhe pse ne shumë herë kemi përsëritur se duhet shumë në mënyrë më inventive ti qasemi gjërave por këtë gjë Qeveria nuk realizoi. Tani është mundësia që ta rregullojë atë, të tregojmë se mundemi diçka më thelbësore të bëjmë rreth thithjes së fondeve IPA 2', tha Lidija Dimova, drejtore ekzekutive e Qendrës Maqedonase për Edukim Evropian.

Përfaqësuesi i OJQ-së 'Zgjerimi dhe programet rajonale' me qendër në Bruksel Nikolla Bertolini, tha se Qeveria duhet të bashkëpunojë me sektorin civil për sa i përket shfrytëzimit të fondeve të BE-së.

'Vlerësojë se këtu ekziston një konfrontim i çuditshëm, OJQ-të dhe Qeveria ikin që të lidhen njëra me tjetrën dhe pikërisht kjo është pikënisja e parë në të cilën duhet të angazhoheni me qëllim që të përmirësohen marrëdhëniet. Nëse keni një lidhje martesore dhe marrëdhëniet në të nuk janë të mira, diçka duhet të ndërmerret, por në këtë rast ju nuk mundeni të shkurorëzoheni pasi një vendim i tillë do të ishte i dhimbshëm për të gjithë', deklaroi Nikolla Bertolini, përfaqësues i OJQ-së 'Zgjerimi dhe programet rajonale, Bruksel.

Nëpërmjet fondeve IPA 2, Bashkimi Evropian nga 1 janari i vitit të ardhshëm pritet të ndajë 11 miliardë euro në afat prej shtet vitesh, mjete këto të cilat mund ti shfrytëzojnë shtetet kandidate për anëtarësim në BE. Dimova dhe Bertolini këto komente i bënë në kuadër të debatit me temë 'politika VIN-VIN'. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form