MPB, arrestime për spiunazh dhe veprimtari kriminale

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Në aksion i gjerë policor, i ndërmarrë herët në mëngjes, ka përfunduar me arrestimin e 17 personave të njohur të jetës politike dhe publike. 3 janë në kërkim, ndërsa 2 të tjerë janë në burg tashmë, për shkak se vuajnë dënim për vepra të tjera penale. Ata kanë spiunuar për shërbime të huaja sekrete, duke iu dhënë të dhëna konfidenciale. Ministria e Brendshme nuk e zbulon identitetin e askujt, për momentin, por vërteton se, bëhet fjalë për punonjës aktual apo të mëhershëm në institucionet e sigurisë. Sipas informacioneve të para, një pjesë e tyre dyshohen spiunazh dhe për pjesëmarrje në shoqëri me veprimtari kriminale. Në mesin e të arrestuarve, ka zëra se është edhe Marjan Maxhovski, shef i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski. Prej vitit 2005, ai ka punuar për Veljanovskin, madje njihet edhe si një nga hartuesit e ligjit për lustrim. Sot në mëngjes, Ministria e Brendshme, mësohet të ketë arrestuar edhe gjeneralin Goran Stojkov, si dhe Vane Cvetanovin. Ky i fundit, ka qenë deri në vitin 2010, kur edhe dha dorëheqjen, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave. Supozohet se në pranga ka përfunduar edhe Ace Dinevski, ish zyrtar në Agjencinë për Kundërzbulim. Emër i njohur në mesin e të arrestuarve është edhe Boris Dimovski, i cili është producent i serisë së animuar "Ednooki", i njohur për qëndrimet e forta kundër ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë dhe si mbështetës i madh i Procesit për hetimin e bashkëpunëtorëve dhe spiunëve.

"Të arrestuarit kanë dhënë lloje të ndryshme informatash; bëhet fjalë për informata të klasifikuara të cilat kanë pasur nivele të ndryshme sigurie, duke filluar prej dokumenteve konfidenciale dhe maksimalisht konfidenciale, madje edhe informata që kanë qenë të klasifikuara si sekret shtetëror. Por përveç këtyre informatave të klasifikuara, personat e arrestuar kanë pasur kontakte edhe me ish funksionarë, pra me elitën politike, kështu që u kanë dhënë informata të lidhura me sigurinë e përgjithshme por edhe me gjendjen politike në Maqedoni", deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i ministrisë së Brendshme.

Sipas policisë, aksioni është në vazhdim, dhe disa prej të arrestuarve janë ende në procesin e marrjes në pyetje. Publiku do të njihet me detajet e aksionit, pas përfundimit të plotë të tij. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form