Kamzë, tifozët përplasen me policinë bashkiake, 1 i plagosur

Report TV 2015-08-21

Views 2

Bashkia e Kamzës tenton të mbyllë stadiumin e vetëm të qytetit, për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e ekipit të futbollit të Kamzës, ndërsa tifozët i përgjigjen me forcë këtij vendimi.

Kjo ka ndhodur sot pasi kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu prej javësh nuk lejon përdorimin e stadiumit për t'u luajtur ndeshja Kamza-Ada, e vlefshme për kategorinë e parë, ndeshje që është parashikuar të luhet në orën 16:00

Tifozët e Kamzës protestojnë kundër këtij vendimi. Gazetari Arsen Rusta informon se në orën 14:20 minuta situata është tensionuar, kur nga konfrontimet fizike mes tifozëve dhe policëve, është lënduar një punonjës i policisë bashkiake, janë thyer xhama të policisë.

Edhe pse hyrja në stadium ishte bllokuar nga policë të policisë bashkiake në Kamzë, tifozët kanë arritur të hyjnë me forcë në stadium për të parë ndeshjen Kamza-Ada.

Ndërkohë rreth orës 15:30 situata paraqitet krejt e qetë.

Share This Video


Download

  
Report form