Edhe tre institucione shëndetësore private u mbyllën pasi Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm konstatoi se atje kanë punuar dentistë që punojnë në Qendrën Klinike Stomatologjike, "Shën Pantelejmoni" në Shkup. Institucionet private shëndetësore "Impakta Dental" -- ordinancë e specializuar e kirurgjisë orale, ordinanca e përgjithshme e stomatologjisë "Jankuloski" - dhe oradinanca " Mila Jamakoska" do të jenë të mbyllura tridhjetë ditë, kurse do të duhet të paguajë gjobë prej 4000 deri 6000 euro. Kundër mjekëve do të ngritet procedurë kundërvajtëse, kurse ekziston mundësia që ta humbin punën në Klinikë dhe t'u merret licenca e punës.
"Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor konstatuan se në tre institucionet e vizituara shëndetësore nuk kanë dokumentacion të duhur për kryerjen e shërbimeve shëndetësore në veprimtarinë plotësuese, në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, as për institucionin shëndetësor, e as për punëtorët e kapur shëndetësor", deklaroi Gjevgjez Shaqiri, drejtor i ISHSSH.
Bëhet fjalë për tre mjek nga Klinika e Stomatologjisë dhe një profesor të shkollës së mesme mjekësore, "Pançe Karagjozov"'. Njëri nga mjekët ilegalisht punonte në ordinancën shëndetësore private të bashkëshortes së tij.
"Në ordinancën "Dr Mila Jamakoska" në momentin e inspektimit u kap dr. O.J. specialist i protetikës stomatologjike, i punësuar në Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike "Shën Pantelejmoni", përndryshe bashkëshort i pronares së kësaj ordinance. Ai ishte me rroba civile, i cili pas mbërritjes së inspektorëve u largua nga ordinanca, por nga pacienti i hasur në ordinancë, u tha se i njëjti ishte kontrolluar nga mjeku, pak para ardhjes së inspektorëve, i cili i kishte rekomanduar incizim të rëntgenit, i caktoi kontrollin e sërishëm pas dy javësh dhe e informoi se 150 euro kushton vendosja e dhëmbit të porcelanit", u shpreh Gjevgjez Shaqiri, drejtor i ISHSSH.
Me Ligjin e ri për mbrojtjen shëndetësore ndalohet kryerja e shërbimeve shëndetësore ose lidhja e kontratës për shërbime shëndetësore ose këshilluese nga të punësuarit në shëndetin publik në institucionet private shëndetësore. Shërbimet këshilluese kanë të bëjnë me ushtrimin e punëve të tjera, por si shërbim këshillues nuk mund të konsiderohet kontrolli i pacientit. Bojana Simonoviq