Gratë e Korçës, drejt Tiranës për diagnostikime gjinekologjike

Report TV 2015-08-21

Views 0

Materniteti i Korçës nuk e ofron shërbimin e duhur për shkak të mungesës së aparaturave diagnostikuese.

Për pasojë, pacientet femra u drejtohen klinikave private ose udhëtojnë drejt kryqytetit, çka u kushton atyre një kosto më të shtrenjtë.

Mungesa dhe mosfunksionimi i aparaturave në qendrat shëndetësore në qytetin e Korçës tashmë është kthyer në një shqetësim serioz për jetën e pacientëve. Një situatë e tillë vërehet në maternitetin e Korçës, ku aparatura, të cilat merren me diagnostikimin e sëmundjeve prej kohësh kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa shumë të tjera mungojnë prej kohësh.

Share This Video


Download

  
Report form