Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulovska vizitoi sot stacionin policor të Strugës ku drejtuesit e tij bisedoi rreth problemit që ndodhi para disa javëve në fshatin Oktis,ku besimtarët të krishterë vunë gurthemelin e kishës "Shën Dimitria". Ajo tha se ky rast mundet të tejkalohet vetëm nëpërmjet dialogut.
"Natyrisht, për momentin çështja më aktuale dhe e pashmangshme,si dhe vëmendje më e rëndësishme iu kushtua ngjarjes që ndodhi para ca kohësh rreth ndërtimit të kishës në fshatin Oktis.Në këtë rast shqyrtuam të gjitha informatat më të cilat ne disponojmë dhe janë relevante për punën tonë. Dialogu është zgjidhja e vetme për arritjen e zgjidhjes që do të jetë e pranueshme për të gjithë qytetarët e komunës së Strugës. Ne duhet ta kemi parasysh se Struga është mjedis multi-etnik dhe ne duhet ti shfrytëzojmë të gjitha mjetet që në mënyre të qetë dhe me dinjitet të zgjidhim këtë situatë që padyshim paraqet një nga ç'ështjet që kërkon kujdes të veçantë", deklaroi Gordana Jankulovska,Ministre e Punëve të Brendshme.
Vendosja e gur-themelit të Kishës Ortodokse në fshatin Oktis,tre javë më parë u kthye në mollë sherri mes banorëve mysliman dhe atyre ortodoks. Banorët mysliman të Oktiskit kundërshtuan ndërtimin e kishës në këtë fshat. Ashtu si banorët dhe Bashkësia Islame-Strugë, nuk janë kundër ndërtimit të kishës, por vendit ku a ajo pretendohet të ndërtohet. Punimet për kishën filluan pas lëshimit të lejes së ndërtimit nga ish-Kryetari I Komunës Ramiz Merko, i cili kishte firmosur dokumentin më 20 mars të këtij viti ,vetëm katër ditë para zgjedhjeve lokale. Durim Etemi