Kerry:Siria e Rusia të mbajnë premtimet, Lavrov: Sulmi i kotë

Report TV 2015-08-21

Views 1

"Ka pritshmëri të larta për një marrëveshje, që mund të shpëtojë jetë njerëzore. Por Rusia dhe Siria duhet të mbajnë premtimet": ka thënë Sekretari i Shtetit, John Kerry, duke takuar homologun rus, Lavrov.

"Nëse marrëveshja (mbi dorëzimin e armëve kimike siriane) dështon, përdorimi i forcës mund të jetë i nevojshëm", ka thënë Kerry.

Lavrov është shprehur i bindur se një sulm nuk ka më kuptim, duke siguruar se Moska është e vendosur për të ndërmjetësuar për një kompromis.

Ndërkohë, pak para deklaratës së Kerry, zv/zëdhënësja e DASH, Marie Harf ka bërë të ditur se SHBA nuk do të lejojnë, që Siria të përdorë aderimin në Konventën kundër armëve kimike si një taktikë vonuese. Opsioni i sulmit ushtarak është ende në tavolinë", u shpreh zv/zëdhënësja.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS