Rivarroset Azem Hajdari, i biri: Mirënjohje Berishës e Metës

Report TV 2015-08-21

Views 8

Nga dita e sotme, eshtrat e "Dëshmorit të Demokracisë", Azem Hajdari, do të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në kryeqytet. Homazhet në nderim të Azem Hajdarit, filluan në orën 10:00 të ditës së sotme në Pallatin e Kongreseve, në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Deri më tani eshtrat e tij preheshin tek varrezat e Sharrës, ndërsa 15 vjet pas humbjes së jetës si pasojë e një atentati pranë selisë së vjetër të PD-së, Azem Hajdari do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Personalitete të njohur të politikës dhe të shtetit, miq por dhe qytetarë të thjeshtë i kanë dhënë nderime 'Dëshmorit të Demokracisë".

Gjatë ceremonisë së rivarrosjes së eshtrave të "Dëshmorit të Demokracisë", Kiri Hajdari, djali i madh i tij, shprehu në fjalën e tij mirënjohjen e pakufishme, për zotin Berisha, që sipas tij i ka qëndruar pranë familjes, si dhe Kreut të LSI-së, Ilir Meta, apo dhe figura të njohura të politikës kosovare si Ibrahim Rugova të cilët i kanë qëndruar pranë në karrierën politike.

Në ceremoninë e homazheve ka mbërritur Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ish-kryeministri Sali Berisha, dhe kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha.

Share This Video


Download

  
Report form