Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar lidhur me largimin e opozitës nga salla e Kuvendit pasditen e djeshme. Në faqen e tij në rrjetin social "Facebook", Braçe i është referuar postimeve të bëra mbremjen e djeshme nga deputetet e djathtë, pasi u larguar nga seanca parlamentare gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama.
Deputeti Socialist thotë se "Berisha nuk mund të apo të ndalojë të menduartit apo folurit ndryshe nga ai në Kuvend".
"Sali Berisha duhet ta harrojë se mund të diktojë, ndryshojë, deformojë, ndalojë të menduarit dhe të folurit e të ndryshmeve nga ai në Kuvend!! Po shoh në gazetat e ditës një lumë postimesh të bëra dje në mbrëmje nga Berisha, Bregu, Selami e deputetë të tjerë të PD. Natyrisht, po rilexoj edhe një herë deklarimet e mbrëmshme të Berishës, Topallit e të tjerëve si ta, bërë pas ikjes nga seanca e Kuvendit.