Thaçi kërkon të mbyllet çështja e embargos me Maqedoninë

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Kryeministri i Kosovës Hashuim Thaçi, në mbledhjen e sotme të kabinetit të Qeverisë kërkoi që sa më shpejtë të zgjidhet situata e krijuar me Maqedoninë. Thaçi kërkoi nga zv/ kryeministri Hajredin Kuçi dhe ministrja e tregtisë Mimoza Kusari Lila të punojnë për zgjidhjen e këtij problemi më së largu sot ose nesër. Kryeministri i Kosovës tha se gjendja e këtillë e krijuar në kalimet kufitare dëmton imazhin e Kosovës dhe Maqedonisë. Ai tha se është dëgjuar edhe me kryeministrin e Maqedonisë Gruevski dhe është shprehur shqetësimi për situatën e krijuar.

"Jemi dakorduar që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur, të kthehet në gjendjen që ka qenë, kështu që ju ftoj që të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur, natyrisht duke respektuar gjithmonë interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, por duke respektuar edhe standardet evropiane", deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Duke komentuar zhvillimet e fundit mes Maqedonisë dhe Kosovës, zv/ kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi akuzoi kryeministrin e Maqedonisë Gruevski si strehën e fundit të nacionalistëve që kanë mbetur në rajon. Kuçi tha se Qeveria e Maqedonisë jeton mbi bazën e ideve nacionaliste dhe se me vendimet e tyre, ata më së shumti e dëmtojnë veten.

"Ne jetojmë në një ambient kur shkëndijat e nacionalizmit ndizen vet. Në këtë rast bile në Maqedoni duhet të pranojmë faktin se është një Qeveri që jeton mbi bazën e ideve nacionaliste, nuk është një Qeveri që jeton mbi bazën e një fleksibiliteti integrimeve evropiane, ata janë duke e dëmtuar më së shumti veten. Gruevski është streha e fundit e nacionalistëve që kanë mbetur në rajon. Edhe ata në Beograd kanë ndryshuar. Ai është njeriu që është duke dëmtuar shtetin e vet më së pari dhe të tjerët. Ai i ka fituar tri herë zgjedhjet me letrën nacionaliste, nga pak i kanë kontribuar të tjerët me qenë nacionalist", tha Hajedin Kuçi, zv/ kryeministër i Kosovës.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës Kuçi kritiko ashpër edhe logjikën e bllokadave, duke fajësuar këtu edhe ministren e tregtisë së Kosovës Mimoza Kusari Lila se ajo i është bashkangjitur lojës së Gruevskit.

"Shkupi e ka veprimin e parë të gabueshëm, e ne kemi bërë veprim duke ndarë marren me ata. Dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë me plot guxim" , u shpreh Hajedin Kuçi, zv/ kryeministër i Kosovës.

Kuçi madje nuk la pa kritikuar edhe partnerin shqiptar në qeverinë e Maqedonisë, duke i cilësuar ata si shumë pasiv në këtë situatë. Alsat M

Share This Video


Download

  
Report form