Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i dorëzoi sot Edi Ramës mandatin për kryeministrin e ri të Shqipërisë për të formuar kabinetin qeveritar të katër viteve të ardhshme, pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit.
Takimi në Presidencë nisi në orën 10:00 dhe ka mbaruar në orën 10.40 minuta në selinë e Presidencës.
"Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 96, pika 1 e Kushtetutës së Shqipërisë me propozim të partive që kanë shumicën e vendeve në Kuvend"- thuhet në dekretin me nr 8302 i cili hyn në fuqi menjëherë.
Propozimi i tri partive të koalicionit të majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" mbërriti mbrëmë në Presidencë.