Analistët: Embargoja për të shpërqendruar vëmendjen

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Kriza ekonomike mes Maqedonisë dhe Kosovës mund të jetë skenar i qeverisë së Maqedonisë për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga problemet reale të shtetit, çështjen e pazgjidhur të emrit, e cila ka hyrë në një fazë intensive të negociatave. Kështu vlerëson analisti Naser Zyberi, i cili nuk përjashton mundësinë që kjo krizë të jetë artificialisht e inspiruar, me qëllim që negociatat për emrin të zhvillohen larg vëmendjes së opinionit publik në Maqedoni.

"Intensifikimi i aktiviteteve rreth gjetjes së zgjidhjes për çështjen e emrit e vë palën maqedonase para një situate që domosdo të përcaktohet për një zgjidhje e cila do ta debllokojë procesin e integrimit për në NATO dhe BE. Duke pasur parasysh faktin se Gruevski dhe partia e tij kanë qenë shumë rigid në këtë qasje, mund tu shërbejnë incidente të kësaj natyre në funksion të defokusimit të vëmendjes të qytetarëve, për tu marrë me çështje sporadike, terciare dhe për të mos u koncentruar vëmendja e opinionit në atë që është problematikë serioze dhe esenciale, e ajo është zgjidhja e çështjes së emrit", tha Naser Zyberi, analist.

Edhe analisti Denko Malevski sheh më shumë politikë se sa ekonomi në këtë krizë mes Kosovës dhe Maqedonisë. Taksat për qytetarët pengojnë lëvizjen e lirë, kjo sipas Malevskit mund të ketë pasoja politike për të dyja vendet.

"Rritja e nivelit të tensioneve dhe dëmtimi i qytetarëve gjatë kalimit të kufirit nuk është zgjidhja më e mençur. Mundej që i gjithë problemi dhe kontesti të mbetet në nivel ekonomik dhe të mos prodhojë frustrime mes qytetarëve nga të dy anët e kufirit, pasi nga ajo mund të ketë padurueshmëri e cila nuk i duhet Maqedonisë dhe Kosovës. Nuk shoh se përgjigje e tillë është e duhur sepse kështu mund të eskalojë kriza. Një nga arsyet për marrëdhëniet e mira të Maqedonisë me fqinjët është pikërisht lëvizja e lirë e qytetarëve, dhe kjo duhet të mbetet ashtu, në të kundërtën mund të lindin frustrime të cilat nuk do të kalojnë pa pasoja politike", u shpreh Denko Malevski, analist.

Malevski dhe Zyberi vlerësojnë se një konflikt i tillë ekonomik nuk i shkon përshtat Maqedonisë, për faktin se Kosova është një prej konsumuesve më të mëdha të prodhimeve nga Maqedonia dhe një ndër vendet e rralla me të cilat Maqedonia ka suficit të këmbimit tregtar. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form