Kryeministri i ardhshëm I Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kanë vendosur të mbajnë një mbledhje të përbashkët të qeverive të dy vendeve në muajin nëntor në qytetin e Prizrenit për të vendosur sëbashku, piketat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Këtë e kanë deklaruar sot, të dy kryeministrat, nga selia e Partisë Socialiste, ku kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi kreu takimin e programuar me kryesocialistin e Shqipërisë.