Që prej ditës së shtunë, studioja e lajmeve e televizionit "A1Report!" nis me një imazh të ri. Të gjithë teleshikuesit do të kenë mundësi të shohin një mjedis me pamje të re, prej nga ku do të serviren informacionet, por edhe prej nga ku do të priten të ftuarit e ditës.
Gjithashtu, ajo që bie në sy, është ndryshimi i ngjyrave: Më parë mbizotëronte e kuqja, ndërsa tani, jeshilja dhe ngjyrat komplementare të saj.Drejtori i televizionit "A1Report!", Ilir Babaramo, tha:
" Sezonin e ri televizin, televizioni ynë "A1Report!" e nis me një përmbysje totale të imazhit, me një ndryshim rrënjësor të tij. Mund të them se të gjitha studiot e emisioneve, përfshirë edhe studion e edicionit të lajmeve, janë tërësisht të reja. Po ashtu, edhe aspekti grafik, siglat, gjithça e grafikës së televizionit është totalisht e re."