Vazhdon procesi gjyqësor kundër Kezharovski

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Video incizimet e prezantuara në seancën e sotme gjyqësore kundër gazetarit Tomisllav Kezharovski dhe gjashtë të akuzuarve tjerë janë joligjore dhe jo kualitative andaj edhe janë kundërshtuar nga pala mbrojtëse. Kështu informoi avokati mbrojtës Jovan Joanidis, sipas të cilit provat e prezantuara për mit-marrje në vitin 2008 janë kryer në vitin 2009. Pala mbrojtëse gjithashtu ka kërkuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me paraburgim shtëpiak me arsyetim se bëhet fjalë për persona serioz që nuk kanë dosje kriminale. Për propozimin e dhënë tani fjalën e ka gjykata.

"Për përmbajtjen e shembujve nuk do thosha asgjë përveç se janë jo kualitative ndërsa theksuam ankesën për jo kualitetin dhe provat e siguruara në mënyrë të paligjshme..... Për veprën mit-marrje të kryer kinse në vitin 2008 prova është kryer në vitin 2009 ndërsa në bazë të ligjit për vepër penale për mit-marrje në vitin 2009 nuk lejohet marrja e provave apo sigurimi i dëshmisë përmes provave.. Mbrojtësit dhe të akuzuarit përkrahën propozimin që paraburgimi të zëvendësohet me paraburgim shtëpiak për 7 të akuzuarit pasi bëhet fjalë për njerëz serioz, të pa dënuar", tha Jovan Joanidis, avokat mbrojtës.

Megjithë këtë ai vlerëson si pozitive punën e deritanishme të gjykatës e cila me vetëdije po realizon procedurën gjyqësore. Sipas tij, në këtë rast gjykohet jurisprudenca e Maqedonisë ndërsa rasti Kezharovski paraqet dëm kolateral.

"Unë llogaris që procesi të përfundoj në tetor pavarësisht që vazhdimi është caktuar për 4 ditë më 30 shtator, 1,2 dhe 3 tetor. Gjykata mirë e realizon procedurën, në mënyrë profesionale dhe me vetëdije dhe besoj se nuk e kanë lehtë pasi ky është gjyq i drejtësisë, nuk është gjyq për këta të akuzuar. Drejtësia gjykohet ndërsa këtu është gazetari që paraqet dëm kolateral", tha Jovan Joanidis, avokat mbrojtës.

Tomisllav Kezharovski akuzohet se ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur në procesin gjyqësor që ka të bëjë me një vrasje të dyfishtë në afërsi të Velesit në vitin 2008. Por dëshmitari për të cilin ka shkruar Kezharovski, më pas ka rezultuar i rrejshëm. Të akuzuarit tjerë, avokatë, gjykatës, prokuror dhe biznesmenë ngarkohen edhe me keqpërdorim të pozitës, marrje të mitos, ndërmjetësim të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form