Tiranë, nis regjistrimi i fëmijëve në kopshte, pritet fluks fëmijësh

Report TV 2015-08-21

Views 8

Duket se edhe këtë vit kopshtet e kryeqytetit do të mbipopullohen ashtu si vite më parë, e kjo pasi 8 kopshte nga 44 të tilla janë në proces rikonstruksioni. Që në orët e para në Drejtorinë Arsimore të Tiranës ka pasur dyndje prindërish për regjistrimin e fëmijëve të tyre, proces i cili do të zgjasë për 1 javë.

Drejtoresha e Kopshteve Jonida Matohiti shpjegon së përpos përpjekjeve të bëra për të sistemuar të gjithë fëmijët që do të frekuentojnë kopshtet shtetërore, pritet një fluks i shtuar fëmijësh.

"Sot nisi regjistrimi i fëmijëve për kopshtet publike të Tiranës. Kishte një fluks të madh prindërish për regjistrim, por tashmë është situatë normale. Prindi vjen paraqitet, bën regjistrimin, por duke pasur parasysh se regjistrimi i fëmijës të bëhet vetëm në zonën ku banon. Presim mbingarkesë për kopshtet që janë pritëse për 8 kopshte që janë në rikonstruksion. Po mundohemi të ruajmë balancimin për të mos pasur mbingarkësë, por fluksi dhe mbingarkesa shkon rreth 40 fëmijë në grup", tha Matohiti.


Të gjithë prindërit që regjstrojnë fëmijët e tyrë në kopshte, duhet të kenë me vete edhe dokumentacionet përkatëse si, certifikatë e lindjes së fëmijës dhe vërtetim për kryerjen e vaksinave.

Share This Video


Download

  
Report form