Ndryshimi i shpeshtë i ligjeve, shëtitja prej një institucioni në tjetrin për kompletimin e dokumentacionit si dhe zgjedhjet e shpeshta në vend - janë vërejtjet kryesore që investitorët e hidrocentraleve të vogla ua paraqitën ministrave Abdilaqim Ademi dhe Valon Saraqinit.
"vërejtje tjetër nga ana e investitorëve është që pothuajse dy vite me radhë ne ballafaqohemi me zgjedhje, qoftë zgjedhje parlamentare apo zgjedhje lokale dhe e dini mirë që gjatë periudhës së zgjedhjeve ndalen procedurat administrative që investitorëve ju kushton kohë", deklaroi Valon Saraqini , Ministër i Ekonomisë.
Investitorët e konsiderojnë që legjislacioni për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në vend ,në pjesën më të madhe është përshtatur me legjislacionin evropian , por problemi është zbatimi i vështirë, sidomos në zonat rurale .
"Problemet paraqiten ndonjëherë tek kapacitetet e pushtetit vendor, pasi këto projekte bëhen në zonat rurale , dhe kapacitetet e tyre janë të kufizuara, apo papritmas u vijnë projekte që nuk i kanë pasur më parë në përvojën e tyre. Megjithatë, mendoj se në këtë periudhë mësuam përvojën dhe situata tani është në përgjithësi në nivel më të mirë", tha Samoil Celevski --Enerxhi Istern Jurop.
Ndërkohë, Ministrat kanë premtuar tejkalimin e problemeve.
"I dëgjuam vërejtjet e tyre të cilat i theksoi edhe ministri i ekonomisë dhe shpresoj që në thirjen publike që ministria e ambientit jetësor duhet ta hap deri në fund të shtatorit ose fillim të tetorit, vërejtje të cilat edhe mund ti inkorporojmë në këtë thirrje, të mund edhe ti pranojmë", deklaroi Abdilaqim Ademi, Ministër i Mjedisit.
Së shpejti duhet të publikohet ankandi i ri përndërtimin e 80 hidrocentraleve të vogla. Deri tani, megjithatë ,investimi i përgjithshëm në tridhjetë hidrocentralet e vogla është 40 milionë euro, nga të cilat 16 tashmë janë në funksion dhe 14 tjera duhet të vihen në funksion deri në fund të vitit. Më shumë hidrocentrale ka në Tearcë , Demir Hisar , Radovish dhe Likovë . Natasha Stojanovska