Sot, 345 të rinj, të dëshiruar për të ndjekur studimet në Universitetin e Arteve, i janë nënshtruar konkurseve për degët e tri fakulteteve në këtë institucion arsimor.
Ata iu nënshtruan fazës së parë të konkurseve, që do të zgjasë deri më 6 shtator. Rektori i këtij universiteti, Petrit Malaj, tha për "A1Report!" se këtë vit është rritur numri i kandidatëve që preferojnë të studiojnë në Universittein e Arteve.