Fate Velaj do të jetë këshilltar i kryeministrit të ri Edi Rama, për diplomacinë kulturore. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Facebook".
Sipas Ramës, Fate Velaj iu përgjigj pozitivisht ftesës për të qenë këshilltar i tij në funksion të ambicies për të zhvilluar diplomacinë e shumëprapambetur.
Fate Velaj para dy vitesh mori titullin Qytetar Europian, nga Presidenti i Parlamentit Europian, për merita të veçanta në forcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e mëtejshëm të vendeve në Bashkimin Europian.
I diplomuar në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vienë për Menaxhim Arti e Kulture, Fate Velaj është organizator i shumë ngjarjeve kulturore nëpër Europë, që kanë prekur vëmendjen e politikës, si edhe pa dyshim, një prej promotorëve më shembullorë të imazhit pozitiv të Shqiperisë në Kontinentin e Vjetër.