LSDM-ja kërkon llogari për parat e qytetarëve

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

LSDM-ja sot përmes zëdhënësit të saj Petre Shilegov ka kërkuar llogari nga pushteti për harxhimin e mjeteve të qytetarëve. Nga kjo parti nënvizojnë se raporti revizor për Komunën qendër, ndër të tjera ka nxjerr në dritë se vetëm për kafe dhe pije 7 persona në afat prej 9 muajve kanë harxhuar 9 mijë euro.

"Në bazë të raportit revizor nga Komuna Qendër për pije dhe kafe, 7 persona në periudhë kohore prej 9 muajve kanë harxhuar 9 mijë euro, gjegjësisht nga 2 mijë denarë në ditë. Nevojitet të mblidhen më shumë se 15 persona ë në këtë lokacion të pinë nga një pije dhe kafe që të arrihet kjo shumë. Të nderuar qytetarë më shumë se e qartë vetëm me humbjen e pushtetit në Komunë Qendër u zbuluan shumë shkelje në drejtim të harxhimit të parave të qytetarëve", deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Sipas Shilegov, kjo është edhe një ndër arsyet se pse VMRO-DPMNe kohëve të fundit po inskenon tema të cilat vetëm se e largojnë opinionin e qytetarëve nga harxhimi i pakuptimtë i parave të qytetarëve.

"VMRO-DPMNE po bën përpjekje që në opinion të imponoj tema për diskutim që janë paushalle dhe joproduktive, përfshirë edhe atë se çka është dhe çka jo letër tualeti në këtë shtet. Ndërkohë që realiteti i egër në RM është se kemi pagat më të ulëta në rajon dhe nga informatat e EUROSTAT jemi në vendin e fundit sa u përket investimeve të jashtme, para nesh është edhe Kosova", tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.
Shilegov shton më tej se kjo është edhe arsyeja se pse pushteti ka dëshirë të flas për gjithçka por jo edhe për problemet reale me të cilat përballen qytetarët.
Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form