Toponimet, policia greke shtyn afatin deri më 30 shtator

Report TV 2015-08-21

Views 0

Shtyhet deri në fund të shtatorit afati për lëvizjen lirshme të shqiptarëve të cilët kanë probleme me toponimet në pasaportat e fëmijëve të tyre të lindur në Greqi.

Vendimi për shtyrjen e afatit nga pala greke u konfirmua sot në mëngjes nga policia kufitare e Kakavijës.

Çështja e toponimeve shkaktoi mjaft probleme për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, pasi shumica e tyre nuk mund të vinin për pushime në Shqipëri, ose ata që do të vinin detyroheshin të linin fëmijët në Greqi.

Shtyrja e fundit e afatit për lejimin e lëvizjes ishte më 10 gusht, kur Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, zyrtarisht njoftoi Ministrinë e Jashtme shqiptare, nëpërmjet ambasadës tonë në Athinë, se do të lejohet kalimi në kufi i fëmijëve të emigranteve shqiptarë, që kanë lindur në Greqi.

Share This Video


Download

  
Report form