EVN, interesim i rritur për pagesë me fletë-urdhëresë pa afat

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Rritet interesi për shërbimet e reja të EVN-së me të cilat shfrytëzuesve u lehtësohet marrja dhe pagesa e faturave për energji të shpenzuar. Nga kompania shprehen se shfrytëzuesit kanë siguri më të madhe gjatë marrjes së faturave dhe evidencës gjatë pagesës. Ata të cilët tashmë i shfrytëzojnë shërbimet me fatura elektronike, postë zanore dhe fletë-urdhëresë pa afat -- shprehen se kjo është mënyrë e mirë që të evitohen tollovitë para sporteleve.

"Do ta bëja. T'i paguaj edhe këto dy këste dhe do të paguajë përmes rrugës elektronike".

"Nga një shtatori do të praktikoj edhe fletë-urdhëresë pa afat për t'i paguar faturat".

"Planifikoj që përmes rrugës elektronike të marrë fatura, ndryshe kështu është tollovi".

Nga EVN-ja sqarojnë se për shërbimin me postë zanore ka nga 100 lajmërime në ditë, ndërsa mbi 10.000 shfrytëzues tashmë kanë nënshkruar fletë-urdhëresë pa afat në bankat ku me kohë i pastrojnë obligimet duke evituar në këtë mënyrë vonesën eventuale dhe përllogaritjet e interesit për pagesën e vonuar.

"Është rritur numri I shfrytëzuesve të cilët përdorin shërbimet e reja por ka ende hapësirë edhe për një numër edhe më të madh të shfrytëzuesve të cilët përdorin postën elektronike do të thotë e-faturë apo flet urdhëresën pa afat. Apelojmë deri tek të gjithë shfrytëzuesit që t'i shfrytëzojnë këto mundësi sepse është ndër format më efikase që ata të mos shqetësohen a ka ardhur ose në kohë fatura e energjisë elektrike apo a do të ju parallogaritet interesi për pagesë të vonuar", deklaroi Vlera Gjakova, zëdhënëse në EVN Maqedoni.

Në vend të postierit, me shërbimin e faturës elektronike, fatura për energji mbërrin në postën elektronike, e më pas në cilëndo bankë ose postë pa provizion e njëjta mund të paguhet. Me fletë-urdhëresën pa afat, përparësia është që kurrë nuk ka vonesë në pagesën e faturave, e me këtë ulet rreziku nga shkyçja e rrymës për shkak të pagesës së vonuar. Nga EVN Maqedonia paralajmërojnë se qytetarëve së shpejti do t'u mundësohet shërbimi i pagesës përmes internetit të faturave të energjisë elektrike. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form