Të hënën në Kuvend pritet të mblidhet grupi punues për implementimin e raporti të Komisionit hetimor për zhvillimet e 24 dhjetorit. Anëtarët e grupit pritet t'i përcaktojnë modalitetet e punës dhe funksionimit të vet grupit punues. Analisti politik Sasho Klekovski shprehet optimist se grupi punues do të jetë i suksesshëm. Optimizmin e tij ai e bazon në vullnetin e brendshëm politik, por edhe në presionin e faktorit ndërkombëtar, meqë siç u shpreh ai funksionimi i grupit punues do të mbikëqyret edhe nga Brukseli.
"Supozoj se rekomandimet do të hyjnë në sistemin për mbikëqyrje të Komisionit Evropian dhe do të jenë pjesë përbërëse e minitoringut me raportet vjetore, andaj vlerësoj se ka gjasa shumë të mëdha që të shndërrohen në ndryshime të ligjeve dhe rregullores në të gjitha çështjet e nevojshme. Ka edhe vullnet të brendshëm dhe do ët hyjnë në sistemin e mbikëqyrjes nga Brukseli", deklaroi Sasho Klekovski, analist politik.
Klekoski me dozë optimizmi edhe rreth kualifikimeve juridike, ku VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja për momentin kanë qëndrime të kundërta. Klekovski madje nuk përjashton edhe mundësin e zgjedhjeve të parakohshme.
"Lidhur me përgjegjësinë që duhet të del për zhvillimet e 24 dhjetorit, është e qartë se dy partitë, VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja kanë qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj çështje. Mendoj se edhe atje do të ketë presion të jashtëm dhe kjo çështje do të vije deri tek ndonjë zgjidhje, përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare", tha Sasho Klekovski, analist politik.
Grupi punues i cili u themelua dje, ka marrë mandat që në afat sa më të shkurtër kohor të implementojë marrëveshjen e dalë nga Komisioni hetimor, për ngjarjet e 24 dhjetorit në Kuvend dhe jashtë tij. Bedri Rexhallari