Greqi, ndryshon ligji për lejet e qëndrimit të emigrantëve

Report TV 2015-08-21

Views 8

GREQI - Kodi i Ri i Emigracionit në Greqi ofron thjeshtëzimin e procedurave të shumta e të ndërlikuara të legalizimit të emigrantëve. Për herë të parë, Greqia në një projektligj që do të ketë 140 nene përfshin 20 ligje, 6 dekrete presidenciale, 42 akte rregullimi të ligjeve të mëparshme për emigracionin.

Me këtë projektligj bëhet më e lehtë hyrja e emigrantëve në kategorinë e emigrantëve që kanë kohë të gjatë qëndrimi në Greqi dhe kështu do të përfitojnë statusin e lejes së qëndrimit pa afat. Ndërkohë zvogëlohen edhe kategoritë e lejeve të qëndrimit që lëshohen në 19 nga 50 që janë aktualisht. Ndërkohë në projektligjin e ri ka edhe kushte lehtësuese edhe për fëmijët e emigrantëve që kanë lindur, studiojnë dhe jetojnë në Greqi.

Në këtë mënyrë qeveria e Demokracisë së Re dhe e PASOK përpiqen të kapërcejnë klauzolën e dhënies së nënshtetësisë për emigrantët dhe fëmijët e tyre, e cila kishte krijuar probleme brenda qeverisë.

Kodi i ri i Emigracionit do të paraqitet në Parlament nga ministri i brendshëm grek, Janis Mihelakis në 29 gusht, ose në fillim të shtatorit. Për projektligjin dhe përmbajtjen e tij janë informuar PASOK, ndërkohë që pritet të çelet drita jeshile edhe nga kryeministria.

Ministri grek, Mihelakis në një intervistë ka deklaruar: "Duhet të biem dakort në nivel europian në një sistem të ri, në bazë të të cilit klandestinët që hyjnë në Greqi dhe nuk mund të riatdhesohen, të ndahen në mënyrë të barabartë në vendet e BE, në mënyrë analoge me territorin, të ardhurat dhe popullsinë e secilit vend. Greqia e 10 milionë banorëve dhe sidomos në kushtet e krizës aktuale nuk mban dot më. Asnjë shoqëri nuk do të mund t'i duronte e mbante dot më. Gjermania, p.sh. si vendi më i pasur i Europës do të mund të mbante më 2 milionë klandestinë? Si na e kërkojnë neve të bëjmë atë që ata vetë nuk munden?"

Share This Video


Download

  
Report form